Më shumë se 50 aeroplanë luftarakë të Shteteve të Bashkuara dhe të Japonisë fluturuan mbi ujërat afër Japonisë këtë javë teksa dy aleatët vendosën të tregojnë forcën në kohën e tensioneve në rajon me Kinën dhe Rusinë, shkruan CNN, përcjell Periskopi.
Dhjetëra aeroplanë F-22 nga Air Force, katër aeroplanë F-35 dhe 13 aeroplanë F-15 morrën pjesë në ushtrime, njoftoi të enjten Ministria japoneze e Mbrojtjes.
Këtyre aeroplanëve amerikanë iu bashkuan 20 aeroplanë japonezë, F-15 dhe F-2.
Aeroplanët luftarakë amerikanë dhe japonezë flutuan mbi qiellin e Detit të Japonisë, Oqeanit Paqëosr dhe Detit të Kinës jugore në përjekje për përmirësuar aftësitë taktike dhe “aftësinë për përgjigje të përbashkët”, tha Ministria japoneze e Mbrojtjes.
Ky ushtrim u krye për të “fuqizuar aftësinë e aleancës Japoni-ShBA për reagim adekuat”, thuhet në njoftim.
Ushtrimet e kësaj jave erdhën teksa Air Force lëvizi disa prej aseteve të saj kryesore në Indo-Paqësor. /Periskopi/