BotaLajme

Zelensky thirrje botës: Shpalleni Rusinë shtet terrorist!

Zyrtarët perëndimorë akuzuan drejtpërdrejt homologët e tyre rusë për krime lufte të premten, pasi raketat ruse goditën një qytet ukrainas, duke shkaktuar 23 viktima. Udhëheqësi ukrainas, Volodymyr Zelensky, e quajti Rusinë një shtet “terrorist”, shkruan “BBC“.

Kievi ka njoftuar se sulmi i së enjtes në Vinnytsia, një qytet me 370,000 banorë që ndodhet rreth 200 km në jugperëndim të kryeqytetit, u krye nga raketat Kalibr të lëshuara nga një nëndetëse ruse në Detin e Zi.

Presidenti Zelensky bëri thirrje për më shumë sanksione kundër Kremlinit dhe tha se numri i të vdekurve në Vinnytsia mund të rritet.

“Për fat të keq, këto nuk janë shifrat përfundimtare. Dhjetëra persona janë të zhdukur. Në mesin e atyre që trajtohen ka të lënduar rëndë”, ka thënë ai.

 

Show More

Related Articles

Back to top button