Kryetari i Këshillit Gjyqësor, Sashko Georgiev njofton se dje kanë pranuar raportin nga Misioni vlerësues për punën e Këshillit Gjyqësor dhe të gjithë gjyqësorit.
“Nga sa shohim në parim, po mendojmë të caktojmë një seancë publike, në të cilën do të shqyrtohet raporti në detaje. Nga fakti që ky raport po diskutohet në media, mund të them se është dhënë me rekomandime për një periudhë të shkurtër, të mesme dhe të gjatë, ku disa situata të zbuluara duhet të rregullohen me ndryshime ligjore”, tha sot Georgiev për mediat.
Sipas tij, është një pjesë e asaj që kanë parë në raport, e cila duhet të zbatohet dhe të veprohet sipas ligjit.
“Do të theksoj një gjë të rëndësishme, dhe është shumë e dukshme në raport, se është vërtetuar se bëhet fjalë për probleme të vjetra, të akumuluara vite më parë. Tani jemi përballë tyre dhe do të përpiqemi t’i zgjidhim”, tha Georgiev, duke mos dashur të japë më shumë detaje rreth raportit.
Misioni vlerësues i punës së Këshillit Gjyqësor ka përgatitur 40 rekomandime për përmirësimin e punës së këtij organi./Telegrafi/