BotaLajme

Vritet kameramani i Al Jazeera-s në Gaza

Një kameraman i rrjetit televiziv me bazë në Katar i Al Jazeera-s, u vra pas një sulmi raketor në Gazën jugore.

Samer Abu Daqqa ishte duke raportuar kur një dron shkrepi një raketë në një strehë të kthyer në shkollë në qytetin Khan Younis, transmeton Telegrafi.

Lidhur me këtë rast ka reguar edhe mediumi Al Jazeera.

“Me zemër të rënduar ndajmë lajmin e dhimbshëm për humbjen e kameramanit tonë të përkushtuar të Al Jazeera-s, Samer Abu Dakka, gjatë raportimit të fundit në Gaza”, deklaroi mediumi sipas njoftimit.

“Angazhimi i tij i palëkundur ndaj së vërtetës dhe tregimit ka lënë një gjurmë të pashlyeshme në ekipin tonë”.

“Samer, lentet e të cilit kapën realitetin e papërpunuar dhe të pafiltruar të jetës në Gaza, nuk ishte thjesht një profesionist i aftë, por një shpirt i dhembshur që kuptonte fuqinë e tregimit visual.

Show More

Related Articles

Back to top button