Një tragjedi me dy të vdekur dhe një të plagosur ka ndodhur orët e para të së shtunës në Dramë.
Gjysmë ore pas mesnate, një makinë e drejtuar nga një grek 41 vjeç është përplasur kokë më kokë me një makinë tjetër që drejtohej nga një 61-vjeçar nga Shqipëria me një bashkatdhetar 53-vjeçar, me pasojë plagosjen fatale të drejtuesve të mjeteve dhe plagosjen e pasagjerit.
Hetimet paraprake për shkaqet dhe rrethanat e aksidentit po kryhen nga Departamenti i Qarkullimit në Dramë.