Rusia ka kryer sulme me pesë dronë në katër rajone ukrainase mëngjesin e 18 dhjetorit. Por, sipas Kievit, mbrojtja ajrore ukrainase ka arritur të zmbrapsë sulmet. “Të pesë dronët janë rrëzuar nga grupet mobile të mbrojtjes ajrore në rajonet e Mikolajivit, Dnipropetrovskit, Vinitsjas dhe Helnitskit”, tha Forca Ajrore ukrainase përmes një deklarate.
Forcat Ajrore të Ukrainës nuk dhanë detaje nëse nga sulmet e 18 dhjetorit janë shkaktuar viktima apo dëme materiale. Që nga nisja e pushtimit të paprovuar rus të Ukrainës shkurtin e vitit të kaluar, forcat e Moskës vazhdimisht sulmojnë rajonet ukrainase duke përdorur lloje të ndryshme armësh, përfshirë dronë, raketa dhe raketa kundërajrore.
Pavarësisht provave të shumta, Moska mohon se kryen sulme ajrore ndaj caqeve civile në Ukrainë.