BotaLajme

Shembet një pjesë e shkollës në Rumani, nxënësit mbesin të ngujuar nën rrënoja – ekipet e shpëtimit në kërkim të mbijetuarve

Disa nxënës dyshohet se kanë ngecur nën rrënoja, pasi një pjesë e një shkolle u shemb në qytetin rumun Odorhei Secuiesc!

Mediat raportojnë se muri i konviktit është shembur dhe katër fëmijë kanë mbetur të bllokuar nën një grumbull rrënojash. Zjarrfikësit janë në terren në kërkim të të mbijetuarve.

Për momentin, ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë tre nxënës, ndërsa mjekët po luftojnë për jetën e një personi të lënduar.


“Deri në këto momente, tre persona janë nxjerrë, njëri ishte i vetëdijshëm, i dyti ishte gjysmë i vetëdijshëm dhe i treti në gjendje të rëndë. Ata janë transportuar në spitalin komunal. Fëmijët janë 16 dhe 17 vjeç “, u tha nga ekipet e shpëtimit.

Mediat lokale raportojnë se është shembur një sipërfaqe prej 200 metrash katrorë.

Zëdhënësja e këshillit bashkiak, Zorga Noemi, thotë se së fundmi në oborrin e internatit janë kryer punime për lidhjen e objektit me rrjetin e kanalizimeve, dhe se mund të kenë ndikuar në konstruktin e objektit.

Show More

Related Articles

Back to top button