Pushtimi rus i Ukrainës po shtyn gjermaninë të bëjë dicka të paprecedenttë; të vendosë në mënyrë të përhershme me mijëra trupa vetëm 100 km larg nga kufiri me rusinë dhe pikërisht në vijën e zjarrit nëse kremlini do të ndërmarrë ndonjëherë një sulm mbi territorin e NATO-s. Ministri gjerman i mbrojtjes, Boris Pistorius, ishte në Vilnius të hënën për të nënshkruar një marrëveshje me homologen e tij lituaneze, Arvidas Anushauskas, sipas të cilës 4800 trupa gjermane, plus 200 civilë gjermanë, do të vendosën në vendin balltik.
“Me këtë brigadë të gatshme për luftë, ne po marrim përgjegjësinë e lidershipit këtu në skajin lindor të natos”, tha Pistorius duke shtuar:
Shpejtësia e projektit tregon qartësisht se gjermania e kupton realitetin e ri të sigurisë të krijuar në botë. Lufta në ukrainë, ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën e të menduarit të berlinit, duke i vënë tani gejneralët dhe politikanët në pozita me të cilat nuk janë mësuar.
Mes trupave që do vendosen në Lituani është edhe brigada Panzerbatallion 203 nga augustdorfi, por kjo njësi e blinduar i ka dorëzuar të gjithë tanket e saj leopard 2 në ukrainë dhe po pret zëvendësimin. Pistorius tha se tanket zëvendësues, pasi të prodhohen do të dërgohen direkt në lituani.
Sidoqoftë plani është afatgjatë ndërkohë që ka shqetësime edhe për financat. Sipas Pistorius, një njësi si ato që do të dërgohen në Lituani, kushton nga 25 deri në 30 milionë euro në muaj për tu mbajtur në gjermani.
Lituania do të ndërtojë infrastrukturën fizike për bazat, duke shpenzuar 0.3 për qind të produktit të saj bruto gjatë viteve të ardhshme.