BotaLajme

Shtyhet sërish votimi i Këshillit të Sigurimit të OKB-së për situatën në Gaza

Këshilli i Sigurimit i OKB-së, nuk ka arritur kompromis për vendimin që synon përshpejtimin e ndihmës humanitare për Gazën dhe ka shtyrë edhe një herë votimin për rezolutën që bën thirrje për një “pezullim” të armiqësive në territorin palestinez.

Më pak se dy javë pas vetos së SHBA-së, votimi, i shtyrë disa herë që nga e hëna, është planifikuar për të mërkurën, thanë disa burime diplomatike, ndërsa negociatat vazhdojnë për t’i mundësuar Këshillit të flasë me një zë.

Teksti i fundit në tryezë u hartua nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe bën thirrje për “një pezullim urgjent të armiqësive për të lejuar akses të sigurt dhe të papenguar për ndihmën humanitare, si dhe masa urgjente drejt një ndërprerjeje të përhershme të armiqësive”./abcnews.al

Show More

Related Articles

Back to top button