LajmeMaqedoni

Paralajmërimi i Policisë, gjobë deri në 500 euro për mjete piroteknike

Në Gostivar sekuestrohen rreth 7000 copë mjete të ndryshme piroteknike, arrestohen tre persona.

Në Tetovë sekuestrohen mbi 2500 lëndë piroteknike, dy persona janë arrestuar

Në Vinicë, janë konfiskuar rreth 3000 copë mjete të ndryshme piroteknike, zyrtarë policorë së Vinicës, kanë privuar nga liria një 19 vjeçar.

Në Veles janë konfiskuar 1115 copë mjete të ndryshme piroteknike, është privuar nga liria një 69 vjeçar.

Këto janë disa nga aksionet e MPB-së lidhur me arrestimin e personave të cilët në mënyrë të pa ligjshme shesin mjete piroteknike në rrugë. Ndërsa lidhur me pyetjen se perse Ministria e Punëve të Brendshme nuk ndërpret futjen e mjeteve piroteknike para se të hyjnë në shtet dhe para se të arrijnë në duart e shitësve të rrugës ministri Spasovski u përgjigj;

“Mjetet piroteknike dihet se në çfarë mënyre mund të importohen, në çfarë kushtesh, me licenca etj. ka mënyra të ndryshme në lidhje me këto aktivitete që ne ndërmarrim dhe kjo nuk do të thotë që janë futur ilegalisht por në mënyrë ilegale shpërndahen deri tek qytetaret prandaj apelojmë që festat t’i kalojmë duke festuar por pa përdorur mjete piroteknike”, tha Spasovski.

Ndërsa sa i përket përdorimit të mjeteve piroteknike gjatë festave të fund vitit shumica e qytetareve ndajnë mendime se nuk duhet të përdoren por kishte edhe të rinj që thanë se të përdoren por jo në masë të tepruar.

“Është jashtëzakonisht e dëmshme si për fëmijët ashtu edhe për të rriturit është shumë gabim ndërsa ai që e përdor duhet të ketë kujdes”, tha një qytetar.

Gzetari: A duhet të përdorën mjete piroteknike?

Qytetarja: Jo, jo, definitivisht jo.

“Unë sinqerisht jam “pro” përdorimit të mjeteve piroteknike por të mos teprohet, të mos hidhen gjithkund që të mos lëndohet dikush”, u shpreh një qytetar tjetër.

Ndërkohë ligji për prishjen e rendit publik dhe qetësisë të nenin 31 parashihet gjobë në shumë prej 200 deri në 500 euro për atë që përdorin mjete piroteknike ose lëndë të ngjashme shpërthyese.

Ndërsa për shitësit e mjeteve piroteknike parashihet dënim me burgim prej tre deri në dhjetë vite. Thuajse çdo vit gjatë festave të fund vitit nga përdorimi i mjeteve piroteknike shpërthyese janë lënduar edhe qytetarë të cilët kanë kërkuar ndihmë mjekësorë në qendrat klinike të vendit./ Alsat.mk

Show More

Related Articles

Back to top button