BotaLajme

Media izraelite: Netanyahu pengon kreun e Mossadit të marrë pjesë në mbledhjet e sigurisë

Në Izrael, ku tensionet janë në nivelin më të lartë në institucionet politike dhe të sigurisë në lidhje me robërit në Rripin e Gazës, është raportuar se kryeministri Benjamin Netanyahu ka penguar shefin e Mossadit, David Barnea, të marrë pjesë në mbledhjet e sigurisë, transmeton Anadolu.

Sipas një lajmi të televizionit izraelit “Channel 12”, Netanyahu ka penguar të paktën dy herë shefin e Mossadit, Barnea, të marrë pjesë në takimet e sigurisë në lidhje me konfliktet në Gaza.

Në lajm thuhet gjithashtu se kryeministri izraelit Netanyahu e pengoi ministrin e Mbrojtjes, Yaov Gallant, të diskutonte çështjen e të burgosurve izraelitë në Gaza me shefin e Mossadit.

Mediat izraelite kishin raportuar më parë se vizita e Barneas në Katar për të negociuar një marrëveshje të re të shkëmbimit të të burgosurve është bllokuar nga Netanyahu.

Në mediat e vendit shfaqen shpesh lajme për sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës dhe tensionet në nivelin më të lartë në institucionet politike dhe të sigurisë, veçanërisht në lidhje me çështjet që lidhen me të burgosurit.

Show More

Related Articles

Back to top button