Ja si do të jetë çmimi i energjisë elektrike nga 1 janari, publikohen tarifat
Energjia elektrike është më e lirë në bllokun e parë, më e shtrenjtë në bllokun e tretë, tarifa e lirë mbetet e njëjtë, njoftoi sot Marko Bislimovski, kryetari i Komisionit Rregullator të Energjetikës (KRRE).
Sipas tij, çmimi i energjisë elektrike për familjet po bëhet më i lirë, por në bllokun e parë të shkurtër ka rënë me 5.16 për qind. Në bllokun e dytë tarifor mbetet i njëjtë dhe çmimi për tarifën e lirë nga 1 janari 2024 mbetet i njëjtë, përcjell INA.
Blloku i tretë rritet me 2.88 për qind dhe blloku i katërt për “jo kursimtarët” do të jetë gjithashtu më i lartë me 1,86 për qind.
Kryetari i KRRE, Marko Bislimovski, tha se me arkëtimin e ri prej 200 denarë, të cilin më shumë do ta ndjejnë ata që kanë më shumë pasuri të paluajtshme, tarifa e rrjetit do të jetë më e lirë për mesatarisht 23 për qind. (INA)