BotaLajme

Masakra me 14 viktima në Pragë: Kozak la letër para sulmit, tregoi për vrasjen e babit dhe foshnjes

Policia në Republikën Çeke ka njoftuar se 24-vjeçari David Kozak, i cili vrau 14 persona dhe plagosi 25 të tjerë në Universitetin Karls në kryeqytetin Pragë, më parë kishte vrarë një 32-vjeçar dhe vajzën e tij.

Zëdhënësi i shtypit i policisë së Pragës, Jan Danek tha se Kozak ka pranuar krimin në një letër që kishte shkruar para sulmit masiv. Në këtë letër ai kishte rrëfyer vrasjen e 32-vjeçarit dhe vajzën e tij 2 muajshe në pyjet e Klanovicës në lindje të kryeqytetit, 6 ditë para të shtënave masive në universitet.

“Një letër nga vrasësi u gjet gjatë kontrollit në shtëpinë e tij. Ai e la para se të kryente sulmin masiv. Ai ka rrëfyer aty se e kishte kryer vrasjen në pyllin e Klanovicës”.

Një burrë që kishte dalë shëtitje me vajzën e tij dy muajshe me karrocë, u vra me armë zjarri pasditen e 15 dhjetorit në pyllin e Klanovicës. Në fillim policia deklaroi se Kozak ishte në mesin e personave të dyshuar për vdekjen e një 32-vjeçari dhe vajzës së tij 2-muajshe. Por ekzaminimet balistike të armës së përdorur në krim zbuluan se Kozak ishte ai që kishte kryer krimin duke e çuar në 17 numrin e personave të vrarë.

Show More

Related Articles

Back to top button