BotaLajme

OKB-ja dënon sulmet vdekjeprurëse të Rusisë gjatë natës: Populli ukrainas po përballet me tmerre çnjerëzore

E dërguara humanitare e OKB-së për Ukrainën ka dënuar sulmet massive të Rusisë në zonat e banuara gjatë natës së të premtes.

Në një deklaratë, Denise Brown deklaroi se sulmet kanë sjellë vdekje dhe vuajtje të tmerrshme njerëzore duke dhënë një tjetër shembull të papranueshëm.

“Për popullin ukrainas, ky është një shembull tjetër i papranueshëm i realitetit të tmerrshëm me të cilin po përballen, dhe që e bëri vitin 2023 një vit tjetër vuajtjesh të mëdha”, tha ai.

Duke vënë në dukje se Rusia ka dëmtuar shtëpi, shkolla, spitale, një qendër tregtare, një stacion metroje dhe infrastrukturë energjetike këtë mëngjes, ajo shtoi se sulmet kanë vrarë dhe plagosur civilë në pothuajse çdo rajon të vendit./vizionplus.tv/

Show More

Related Articles

Back to top button