Të premten, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Wang Wenbin u shpreh në një konferencë për shtypin se të enjten, pala kineze i dorëzoi Sri-Lankës kontingjentin e dytë të ndihmës ushqimore. Krahas kësaj, Kina u ka dhënë qarqeve të ndryshme shoqërore të Sri-Lankës shumë lloje ndihme nëpërmjet kanaleve të ndryshme.
Wang Wenbin tha se, si vend fqinj, Kina i kushton gjithmonë vëmendje situatës në Sri-Lankë, duke i dhënë këtij vendi ndihmë brenda mundësive. Kohët e fundit, qeveria kineze shpalli dhënien Sri-Lankës të ndihmës urgjente humanitare me një vlerë prej 500 milionë juanësh.
Duke folur për bashkëpunimin financiar mes dy vendeve, Wang Wenbin u shpreh:
“Pasi qeveria e Sri-Lankës shpalli ndalimin e shlyerjes së borxhit të jashtëm, pala kineze zhvilloi menjëherë konsultime me të për të shprehur mendimet lidhur me trajtimin siç duhet të borxhit të maturuar lidhur me Kinën dhe dhënien e ndihmës Sri-Lankës. Kina dëshiron të punojë së bashku me vendet përkatëse dhe organizatat financiare ndërkombëtare për të luajtur rol aktiv në ndihmë të Sri-Lankës për përballimin e vështirësive të tanishme, për lehtësimin e barrës së borxhit dhe për zhvillimin e vazhdueshëm.”