Udhëheqësi suprem i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, në fjalimin e tij të fundvitit kërcënoi vazhdimisht se do të ekzekutonte sulme bërthamore në Seul dhe urdhëroi përgatitjet e përshpejtuara për luftë, e cila, tha ai, se “mund të fillojë në çdo moment” në Gadishullin Korean, shkruan 360 Gradë.
Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un ka urdhëruar ushtrinë e tij të shkatërrojë Shtetet e Bashkuara dhe Korenë e Jugut nëse ata sulmojnë vendin e tij.
Agjencia shtetërore e lajmeve KCNA raportoi se Kim Jong Un e bëri njoftimin gjatë një takimi me komandantët më të lartë ushtarakë të Koresë së Veriut në natën e Vitit të Ri.
“…nëse armiku zgjedh një konfrontim ushtarak dhe provokim kundër Republikës Popullore Demokratike të Koresë, ushtria jonë duhet t’i japë një goditje vdekjeprurëse për t’i asgjësuar plotësisht duke mobilizuar të gjitha mjetet dhe taktikat më të fuqishme pa asnjë hezitim”, tha Kim Jong Un në një takim me Komandantët ushtarakë të Koresë së Veriut.
Në një fjalim të fundvitit që përcaktonte perspektivën strategjike të vendit, udhëheqësi i Koresë së Veriut kërcënoi vazhdimisht me sulme bërthamore në Seul dhe urdhëroi përgatitjet e përshpejtuara për luftë, të cilat ai tha se “mund të fillojnë në çdo moment” në Gadishullin Korean.
Ai akuzoi Uashingtonin se po kërcënon Phenianin ushtarakisht dhe urdhëroi kundër Koresë së Jugut “të mobilizojë të gjitha mjetet dhe forcat fizike, përfshirë ato bërthamore”. Ai tha se nuk kërkon më pajtim dhe ribashkim me Korenë e Jugut, duke thënë se Seuli dhe Uashingtoni po prodhojnë një krizë të përhershme që nuk mund të kontrollohet.
Pas deklaratave të tilla të liderit të Koresë së Veriut, presidenti i Koresë së Jugut Jun Suk-yeol tha se vendi i tij do të kundërshtonte provokimet ushtarake të Phenianit falë një sistemi të zgjeruar parandalues të zhvilluar së bashku me Uashingtonin, i cili pritet të përfundojë në gjysmën e parë të vitit 2024.
Më herët në dhjetor, SHBA bëri një kërcënim të ngjashëm kundër Koresë së Veriut, duke thënë se çdo sulm bërthamor kundër Amerikës ose vendeve të tjera aleate “është i papranueshëm dhe do të çojë në fundin e regjimit të Kim Jong Un-it”. Kohët e fundit perëndimin e ka shqetësuar edhe fakti se Korea e Veriut është bërë aleate e Rusisë, duke e përkrahur haptazi atë që Rusia po i bën Ukrainës. Ajo së fundmi nga Rusia ka pranuar dronë.