Deputet i Parlamentit të Ukrainës dhe kryetarja e partisë politike Golos, Kira Rudik ka shpërndarë disa fotografi të shtëpisë së saj pas bombardimeve të Rusisë, të cilat po vazhdojnë në Ukrainë.
Ajo ka shkruar në X, se shtëpia e saj tani është pjesërisht në rrënoja.
“Nuk kam më dritare në njërën anë. Kam lëndime të lehta por jam gjallë. Zjarret janë kudo. rusi ju do të paguani”, ka shkruar ajo.