Përpjekjet e shpëtimit vazhdojnë në Japoni pasi të paktën 62 persona humbën jetën në një tërmet të fuqishëm që goditi vendin në ditën e Vitit të Ri.
Shtëpitë u shembën, ndërtesat u përfshinë nga flakët dhe rrugët u dëmtuan, duke penguar punën e shërbimeve të shpëtimit.
Epiqendra e tërmetit 7.6 ballë ishte gadishulli Noto, në Japoninë qendrore.
Kryeministri, Fumio Kishida tha se rreth 3.000 shpëtimtarë po përpiqeshin të arrinin në pjesë të gadishullit Noto. Qyteti i Wajima, në skajin verior të Noto, është shkëputur nga rrugët tokësore.
Në qytetin bregdetar të Suzu në prefekturën Ishikawa, rreth 90% e shtëpive në qytet janë “shkatërruar plotësisht”, tha kryebashkiaku Masushiro Izumiya.
Ushtria japoneze ka shpërndarë furnizime, përfshirë ushqime, ujë dhe batanije për ata që u është dashur të lirojnë shtëpitë e tyre. Qeveria e vendit ka thënë se 57.360 njerëz duhej të evakuoheshin.
Ndërkohë pasgoditjet kanë vazhduar teksa qytetarët janë paralajmëruar që të jenë vigjilentë për tërmete të tjera me një intensitet deri në 7nballë në javën e ardhshme./ BBC