BotaLajme

Iran, 103 të vdekur nga shpërthimet në afërsi të varrit të Qassem Soleimanit

Është rritur në 103 numri i të vdekurve nga dy shpërthimet që ndodhën në afërsi të varrit të gjeneralit të vrarë iranian Qassem Soleimanit në rajonin Kerman të Iranit, transmeton Anadolu.

Sipas një lajmi të agjencisë zyrtare iraniane IRNA bazuar në një deklaratë të Qendrës së Situatave Emergjente, thuhet se dy shpërthime ndodhën në rrugën që shkon në varrezat ku u mbajt ceremoni përkujtimore me rastin e katërvjetorit të vrasjes së komandantit të Forcës Quds të Ushtrisë Revolucionare, Qassem Soleimani, në një sulm të SHBA-së në Bagdat në janar 2020.

Në mesin e të vdekurve nga shpërthimet që kanë ndodhur në një interval prej rreth dhjetë minutash raportohet se ndodhen edhe gjashtë fëmijë, kurse numri i të plagosurve është 141.

Zyrtarë lokalë e kanë quajtur incidentin sulm terrorist.

Shërbimet e urgjencës të Iranit vendosën të gjitha spitalet dhe qendrat e kujdesit shëndetësor në gatishmëri për të trajtuar të plagosurit.

Sipas burimeve të Anadolus, vendi i ceremonisë në Kerman është evakuuar nga forcat e sigurisë dhe njerëzve u është kërkuar të kthehen në shtëpi.

Soleimani u vra më 3 janar 2020 në një sulm me dron amerikan jashtë aeroportit të Bagdadit në Irak.

Show More

Related Articles

Back to top button