BotaLajme

Kthehet përdorimi i maskave në disa spitale në SHBA

Objektet e kujdesit shëndetësor në New York, Kaliforni, Illinois dhe Massachusetts i kanë bërë maskat të detyrueshme për pacientët.

Komisioneri i Shëndetit i qytetit të New York-ut, Dr. Ashwin Vasan tha për mediat e huaja të mërkurën se PëRDORIMET E e maskave kishin rifilluar në 11 spitalet publike të qytetit, 30 qendra shëndetësore dhe pesë objekte të kujdesit afatgjatë.

“Ajo që nuk duam është mungesa e personelit, apo jo? Kur pamë valën e Omicron në 2022, problemet më të mëdha nuk ishin vetëm njerëzit që sëmureshin, por që kishim shumë punonjës shëndetësorë të vijës së parë, ata ishin jashtë me COVID” , tha Vasan.

Të dhënat më të fundit javore nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve treguan se kishte mbi 29,000 persona të shtrirë në spital nga COVID në të gjithë SHBA-në, që nga 17 dhjetori e deri më 23 dhjetor, 16% më shumë se javën e kaluar.

Mediat e huaja gjithashtu kanë raportuar edhe për mbi 14,700 të shtrirë në spital të si pasojë e gripit sezonal në të njëjtën periudhë.

Ndërsa gjykata e Lartë e domuniuar nga konservatorët, ka hedhur poshtë mundësinë për përdorimin e maskës në transportet publike, transmeton rtv21.tv.

Kishte gjithashtu pakënaqësi të thellë midis atyre që mbanin maska dhe mendonin se shëndeti i tyre ishte vënë në rrezik nga ata që nuk mbanin maska.

Më shumë se 1.1 milion amerikanë kanë vdekur nga COVID, tregojnë shifrat e CDC, një normë më e madhe se shumica e vendeve të tjera të pasura.

Sistemi mjekësor i Universitetit Rush në Çikago tha të martën se po kërkonte “pacientët, vizitorët dhe stafi të mbanin maska të miratuara nga spitali në disa zona të kampusit. Ato përfshijnë zonat e pritjes klinike dhe regjistrimin e pacientëve”.

Show More

Related Articles

Back to top button