BotaLajme

Gjendja e fëmijëve në Rripin e Gazës është tejet e rëndë

Vazhdojnë sulmet ajrore dhe tokësore në Gaza. Bombardimet e radhës nga Izraeli janë përqendruar në rajonin qendror dhe në qytetin jugor Kan Junis, thotë ushtria izraelite pasi ka përfunduar kryesisht operacionin në pjesën veriore të Gazës. Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe UNICEF bënë thirrje për një armëpushim humanitar të menjëhershëm. Situata kaotike në territor po përkeqësohet gjithnjë e më shumë. Mijëra fëmijë në Rripin e Gazës kanë vdekur tashmë nga dhuna, sëmundjet e përhapura, kushtet e vështira të jetesës, higjiena e munguar dhe zia e bukës.

“Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare thotë se ofensiva intensifikuese në Deir Al-Balah, në Gazën Qendrore dhe Kan Junis në jug, po rrit viktimat civile dhe ka pasoja shkatërruese për dhjetëra mijëra njerëz. Si pasojë e shtimit të sulmeve, operacionet humanitare në Deir Al-Balah janë frenuar rëndë. Ndërsa viktimat rriten, aftësia për të trajtuar njerëzit është në rrezik. Sipas drejtorit të spitalit Al Aksa, shumica e punonjësve shëndetësorë dhe rreth 600 pacientë janë larguar nga objekti në vende të panjohura. Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros dhe stafi i tij dëshmoi skena të tmerrshme të civilëve që trajtohen në dysheme dhe në korridoret kaotike. Nga ana tjetër, UNICEF njoftoi se shumica e fëmijëve po ushqehen vetëm me drithëra ose qumësht”.

Izraeli është zotuar se do ta vazhdojë luftën derisa ta shkatërrojë Hamasin në gjithë territorin, si përgjigje ndaj sulmeve që pjesëtarët e tij i kryen në jug të Izraelit më 7 tetor, kur i vranë rreth 1.200 njerëz dhe i morën peng rreth 250 të tjerë. Më shumë se 23.000 palestinezë janë vrarë në Gazë gjatë ofensivës izraelite, sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë./ Aslat.mk

Show More

Related Articles

Back to top button