LajmeMaqedoni

Kritikat e Holandës, Osmani: BDI flet më së shumti kundër korrupsionit, vlerësojmë se ndikim në gjyqësor ka oligarkia

Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani sot komentoi reagimin e ambasadorit holandez në vend Dirk Jan Kop, pas takimit me kreun e BDI-së, Ali Ahmeti, përcjell TV21. Osmani thotë se deklarata e djeshme e Jan Kop, është vazhdimësi e qëndrimeve të tij të mëhershme.

Në lidhje me: Ambasadori holandez takoi Ahmetin: I papranueshëm ndikimi politik në Supreme, do të shkaktojë reagime

“BDI është një nga ata që më së shumti flet për luftë kundër korrupsionit, kuptohet se do të kërkohet edhe mbështetje nga ana e BDI-së”, tha mes tjerash Osmani.

Osmani thotë se Holanda njihet për mungesën e dëshirës për zgjerim të BE-së, ndërsa theksoi se ambasadori Jan Kop ka koncept tjetër për zhvillimin e vendit tonë.

“Ai vlerëson se ne mund të arrijmë standard europian të sundimit të së drejtës, edhe pa negociata me BE-në, nga njëra anë dikush e lexon si kompliment, nga ana tjetër dikush e lexon si ulje të presionit për zgjerim të BE-së”, theksoi mes tjerash Osmani.

Sa i përket kritikave të ambasadorit holandez për ndikim politik në gjyqësor, Osmani tha:

“Nga ana jonë, më tepër vlerësojmë se ka ndikim të caktuar të oligarkisë në pika kritike të sistemeve në shtet, që janë shumë më të rrezikshme se çdo ndikim tjetër eventual politik”, tha Osmani./tv21.tv

Show More

Related Articles

Back to top button