BotaLajme

Macron: Franca nuk do t’u bashkohet sulmeve kundër rebelëve Houthi për të shmangur përshkallëzimin

Presidenti francez, Emmanuel Macron thotë se Franca nuk do të marrë pjesë në sulmet ajrore të Britanisë së Madhe dhe SHBA-së kundër Houthi në mënyrë që të shmanget përshkallëzimi i mëtejshëm.

“Franca ka vendosur të mos i bashkohet një koalicioni që fillon sulme parandaluese kundër Houthis në tokën e tyre. Pikërisht sepse ne kërkojmë me qëndrimin tonë të shmangim çdo përshkallëzim”, tha Macron, duke nënvizuar se çështja nuk është e natyrës “ushtarake”, por “diplomatike”.

Houthi ka kërcënuar me zgjerim të sulmeve në Detin e Kuq, duke përfshirë ato ndaj anijeve amerikane, në përgjigje të sulmeve amerikane dhe britanike ndaj pozicioneve të tyre në Jemen.

Administrata e Presidentit Biden pritet të njoftojë planet për t’i rikthyer rebelët Houthi në listën e organizatave terroriste, tha një zyrtar amerikan për agjencinë e lajmeve Reuters.

Rebelë thonë se sulmet ndaj anijeve tregtare në Detin e Kuq u kryen në përgjigje të sulmit të Izraelit në Gaza, që ka shkaktuar vrasjen e mijëra palestinezeve dhe një krizë humanitare./abcnews.al

Show More

Related Articles

Back to top button