BotaLajme

Teherani kreu sulme në Irak dhe Siri, dy fëmijë të vdekur dhe tre persona të plagosur

Një sulm ajror ka goditur provincën Baluçistan, në Pakistan, me pasojë dy fëmijë të vdekur dhe tre persona të tjerë të plagosur. Pakistani tha se Irani ka kryer sulmin ajror pasi Teherani kreu sulme në Irak dhe Siri, kundër atyre që i quajti “grupe terroriste anti iraniane”. Pakistani dënoi sulmin, duke e cilësuar si krejtësisht të papranueshëm dhe të paprovokuar. Nour News, tha se sulmi shkatërroi selinë në Pakistan të grupit xhihadist, Jaish al Adl, i cili vitet e fundit ka kryer disa sulme në tokën iraniane. Irani nisi sulmet të hënën vonë në Irak dhe Siri lidhur me një bombë vetëvrasëse të pretenduar nga Shteti Islamik që vrau mbi 90 vetë më parë këtë muaj. Ministria e Jashtme e Pakistanit ka dënuar ashpër sulmin e paprovokuar iranian. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Pakistanit, njoftoi se sulmi përbën një shkelje të sovranitetit të Pakistanit dhe të drejtës ndërkombëtare.

“Pakistani rezervon të drejtën për t’iu përgjigjur këtij akti të paligjshëm dhe përgjegjësia për pasojat do të jetë plotësisht e Iranit. Këtë mesazh ia kemi përcjellë qeverisë së Iranit. Gjithashtu i kemi informuar se Pakistani ka vendosur të kujtojë ambasadorin e tij nga Irani dhe ambasadorin iranian në Pakistan, i cili aktualisht po viziton Iranin, mund të mos kthehet për momentin. Ne gjithashtu kemi vendosur të pezullojmë të gjitha vizitat e nivelit të lartë të cilat ishin në vazhdim ose ishin planifikuar midis Pakistanit dhe Iranit në ditët e ardhshme”, tha Mumtaz Zahra Baloch, zedhenese e ministrise se Jashtme të Pakistanit . /Alsat.mk

Show More

Related Articles

Back to top button