Fermerët belgë të zemëruar nga rritja e kostove dhe duke reaguar ndaj politikave mjedisore të Bashkimit Evropian dhe importeve të lira të ushqimit planifikojnë të bllokojnë hyrjen në portin belg të kontejnerëve të Zeebrugge nga sot, raportoi gazeta financiare De Tijd.
Protestuesit planifikojnë të bllokojnë hyrjen në këtë port të Detit të Veriut, i dyti më i madh në vend, sipas gazetës, e cila citoi organizatorët e protestës dhe policinë dhe shtoi se bllokimi mund të zgjasë deri nesër, të mërkurën, natën.
Fermerët belgë gjithashtu bllokuan trafikun këtë mëngjes pranë kufirit holandez në autostradën E19, ndërsa një kolonë traktorë u nis për në portin e Antwerp, raportoi transmetuesi shtetëror RTBF.
Kryeministri belg Alexandre de Croix do të takohet sot me shoqatat bujqësore. /vizionplus.tv