Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë të hënën se është e pamundur që Rusia të shkëputet nga pjesa tjetër e botës dhe sanksionet e perëndimit nuk do ta kthejnë zhvillimin e Moskës për dekada prapa, shkruan The Independent, përcjell Periskopi.
Vendi është goditur nga një numër i sanksioneve që kanë targetuar oligarkë, institucione financiare, firma shtetërore dhe industrinë e gazit e të naftës, qysh kur presidenti rus urdhëroi trupat e tij të pushtonin Ukrainën në shkurt të këtij viti.
Putin, duke folur në një video-konferencë me figura qeveriatare, tha: “Jo vetëm masat, por edhe mbyllja pothuajse e plotë e qasjes në produktet e teknologjisë së lartë po ndodh qëllimisht kundër vendit tonë”.
“Është e qartë se kjo është një sfidë e madhe për vendin tonë, por ne nuk do të dorëzohemi dhe të qëndrojmë në gjendje çorientuese, ose siç parashikojnë disa, të kthehemi për dekada prapa. Natyrisht se jo”, u shpreh Putin.
Një pasojë e luftës është që një numër i madh i kompanive teknologjike ose janë larguar nga vendi ose kanë suspenduar operimet e tyre. /Periskopi/