Të paktën 27.478 palestinezë janë vrarë dhe 66.835 të tjerë janë plagosur në sulmet izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori. Ministria e Shëndetësisë me bazë në Gaza theksoi se shumica e viktimave janë fëmijë dhe gra.
Sipas ministrisë, vetëm në 24 orët e fundit të paktën 113 persona janë vrarë dhe 205 të tjerë janë plagosur nga sulmet izraelite.
Izraeli nisi një ofensivë vdekjeprurëse në Rripin e Gazës që nga sulmi ndërkufitar i Hamasit më 7 tetor, në të cilin Tel Avivi thotë se u vranë rreth 1.200 izraelitë.
Sipas Kombeve të Bashkuara (OKB), ofensiva izraelite ka shkaktuar zhvendosjen e brendshme të 85 për qind të popullsisë së Gazës në mes të mungesës akute të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve, ndërsa 60 për qind e infrastrukturës së enklavës është dëmtuar ose shkatërruar.