BotaLajme

Sunak i quan “qesharake” pretendimet e Putinit se lufta e Rusisë në Ukrainë ishte si rezultat i zgjerimit të NATO-s

Pretendimet e presidentit rus Vladimir Putin, se lufta e Rusisë në Ukrainë ishte si rezultat i zgjerimit të NATO-s, kryeministri britanik Rishi Sunak i qujati “qartësisht qesharake”.

Kjo erdhi pasi Putini në një intervistë me Tucker Carlson, ish-prezantuesin e Fox News, pretendoi se operacioni i ashtuquajtur “ushtarak special” i Moskës në Ukrainë ishte për të mbrojtur rusishtfolësit në Ukrainë dhe për të parandaluar vendin që të mos përbënte një kërcënim për Rusinë duke u bashkuar me NATO-n.

“Rusia kreu një pushtim të paligjshëm dhe të paprovokuar të Ukrainës. Jam krenar që Mbretëria e Bashkuar ka qëndruar fuqishëm me Ukrainën që nga fillimi”, u tha Sunak transmetuesve.

“Ne nuk mund ta lëmë këtë lloj sjelljeje të shkojë pa kontroll. Ajo ndikon në të gjithë sigurinë tonë”, shtoi ai, raporton The Guardian.

“Ne kemi parë tashmë ndikimin që kishte në faturat e energjisë të të gjithëve. Dhe kjo është arsyeja pse ne po punojmë ngushtë, jo vetëm me SHBA-në, por me aleatët në mbarë botën, për t’i dhënë Ukrainës mbështetjen që i nevojitet për aq kohë sa duhet për të zmbrapsur pushtimin rus”.

Show More

Related Articles

Back to top button