Një person ka vdekur dhe 21 persona janë plagosur nga të shtëna në Misuri në fund të paradës së fitores së Super Bowl të Kansas City Chiefs.
Zyrtarët thanë se ata trajtuan tetë të plagosurit që ishin në gjendje kërcënuese për jetën dhe shtatë të tjerë që kishin pësuar lëndime që mund të ishin kërcënuese për jetën.
Nëntë fëmijë ishin në mesin e të plagosurve – të gjithë pritet të shërohen.
Policia tha se ka arrestuar tre të dyshuar në lidhje me të shtënat.