BotaLajme

Deri në 42 gradë Celsius, temperatura rekord në disa qytete të Francës

Disa qytete në mbarë Francën shënuan temperatura rekord të hënën, ndërsa vendi është kapluar nga një valë e rrezikshme të nxehti.

Zyra kombëtare meteorologjike në Francë bëri të ditur se termometri shënoi 39.3 gradë Celsius në qytetin e Brestit në veriperëndim të vendit krahasuar me një rekord të mëparshëm prej 35.1 gradë Celsius nga viti 2002.

Qyteti i Saint-Brieuc shënoi në 39,5 gradë Celcius krahasuar me një rekord të mëparshëm prej 38,1 gradësh, ndërsa Nantes, në perëndim regjistroi 42 gradë, duke kaluar kështu temperaturën rekord të mëparshme prej 40,3 gradësh të regjistruar në vitin 1949.

Temperatura më e lartë e të gjitha kohërave e regjistruar në Francë daton në vitin 2019-të kur fshati jugor Verargues, në veri-lindje të Montpellier, shënoi 46 gradë Celsius, raporton  Radio Evropa e Lirë.

Kushtet e thatësirës dhe i nxehti ekstrem që nga fillimi i verës kanë lënë pjesë të mëdha të Francës në mungesë të ujit, duke shkaktuar probleme për fermerët dhe duke shkaktuar zjarre në pyje.

Temperaturat mund të arrijnë nivele rekord në 15 rajone në jugperëndim të Francës. Zjarret në Francë në ditët e fundit kanë detyruar mbi 24.000 njerëz të evakuohen.

Në Gironde, një rajon turistik popullor në jugperëndim të vendit, zjarret kanë shkatërruar mbi 14.000 hektarë pyje që nga e marta e kaluar./TCH/

Show More

Related Articles

Back to top button