BotaLajme

Një i vrarë dhe katër të plagosur nga të shtënat në një lokal në Paris – sulmi u krye nga dy të armatosur

Një person i armatosur vrau një individ dhe plagosi katër të tjerë gjatë të shtënave të hënën mbrëma në Paris.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, dy burra “dolën nga një makinë dhe qëlluan ndaj individëve të ulur në tarracën e një bari”, tha forca lokale në Parisin verilindor.

Policia lokale ka bërë të ditur se një i dyshuar tanimë është arrestuar ndërsa i dyshuari i dytë ishte në arrati.

Kryetari lokal, Francois Vauglin, tha se incidenti ndodhi në një “shisha bar”, ku klientët kishin arritur të kapnin një nga të dyshuarit.

https://twitter.com/i/status/1549285500258762752
Show More

Related Articles

Back to top button