Pas një dimri me temperatura të pazakonta pranverore, Italisë i duhet të përballet sërish me motin e keq. Rrëshqitje të shumta dherash kanë goditur Ligurian, e cila ndodhet nën ujë, ndërsa në Veneto situata meteorologjike është përkeqësuar.
Për pasojë është pezulluar linja hekurudhore Milano-Venecia. Trafiku mbetet i pezulluar ndërmjet Vicenzës dhe Padovës për shkak të kushteve kritike të motit që po shkaktojnë rrezikun e përmbytjes së disa lumenjve. Kjo është konfirmuar nga Trenitalia me një njoftim në faqen e internetit trenitalia.com.
“Teknikët dhe Mbrojtja Civile janë të përkushtuar që të lejojnë rifillimin e rregullt të qarkullimit hekurudhor”, thuhet në njoftim.
Trenat me shpejtësi të lartë dhe Euronight mund të anulohen dhe të ridrejtohen në rrugë alternative me një kohë më të gjatë udhëtimi deri në 150 minuta. Trenat rajonalë mund t’i nënshtrohen kufizimeve dhe anulimeve të rrugës.
Të paktën deri në orën 12 të mesditës pritet që trenat Frecciarossa të qarkullojnë në rrugë alternative, duke sjellë edhe vonesa.