BotaLajme

“Super e marta” e Presidencialeve në SHBA, votohet në 15 shtete

Nesër është dita më e rëndësishme deri më tani në fushatën presidenciale të 2024-ës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Amerikanët në 15 shtete do të votojnë në zgjedhjet paraprake për të zgjedhur kandidatët presidencialë republikanë dhe demokratë. E njohur edhe si ‘Super e Marta’, është një ditë vendimtare në zgjedhjet paraprake, pasi zgjidhet kandidati demokrat dhe republikan. Me përjashtim të zgjedhjeve të brendshme partiake të mbajtura të dielën në Uashington, kryeqyteti i SHBA-ve, në të cilat fitoi Niki Haley, ish-presidenti Donald Trump ka fituar të gjitha garat e tjera që janë mbajtur deri më tani. Nesër pritet të jetë shansi i fundit i Haley për të qëndruar në garë. Për demokratët, zgjedhjet e brendshme partiake nuk paraqesin asnjë surprizë, pasi presidenti aktual Xho Bajden do të jetë padyshim sërish kandidati i partisë në zgjedhjet presidenciale. /Alsat.mk

Show More

Related Articles

Back to top button