Pesë persona u vranë në një sulm izraelit në një qendër të shpërndarjes së ushqimit në Rafah në Rripin jugor të Gazës, thanë zyrtarët palestinezë shëndetësorë.
Midis tyre është një punonjës i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punët për Refugjatët Palestinë (UNRWA), dhe ushtria izraelite tha se një nga komandantët e Hamasit, një organizatë e cilësuar si një organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, ishte mes të vrarët.
Muhamed Abu Hasna, i përshkruar nga ushtria izraelite si një militant që ofronte inteligjencë për trupat izraelite dhe ishte i përfshirë në shpërndarjen e ndihmave humanitare, është në listën e të vdekurve të liruar nga palestinezët.
Hamasi nuk ka konfirmuar vdekjen e një prej komandantëve në sulmin që plagosi 22 të tjerë.
Izraeli thotë se po përpiqet të minimizojë viktimat civile ndërsa lufton me ekstremistët e Hamasit në zonat urbane, raporton Zëri i Amerikës.