Një urë në qytetin amerikan të Baltimores është shembur tërësisht në lumin Patapsco pasi është goditur nga një anije me kontejnerë.
Departamenti i Zjarrfikësve të këtij qyteti është aktualisht në vendngjarje dhe thonë se shtatë persona dhe disa automjete kanë rënë në lumë.
Departamenti i zjarrfikësve thotë se një anije e madhe goditi një kolonë të urës Francis Scott Key.
Videot në rrjetet sociale duket se tregojnë që ura zbret në ujë herët këtë mëngjes.
Policia e qytetit ka konfirmuar se është e mundur që të ketë punëtorë në ujë pas shembjes së urës Key. Po ashtu është raportuar se në lumë kanë rënë 7 persona dhe disa automjete.
Nuk është raportuar për viktima dhe tani është duke u zhvilluar një operacion i madh shpëtimi dhe rikuperimi nga shumë agjenci.