BotaLajme

Mijëra qytetarë protestojnë kundër kryeministrit Orban

Mijëra qytetarë protestuan pasditen e djeshme në Budapest kundër qeverisë së kryeministrit populist Viktor Orban. Demonstrata u organizua me rastin e akuzave për ryshfet dhe korrupsion ndaj anëtarëve të qeverisë.

Peter Magyar, ish-bashkëshorti i ish- ministres së drejtësisë të qeverisë, Judith Varga, është ai që bëri thirrje për një demonstratë. Magyar e quajti Orban një “udhëheqës të një shteti mafioz”.

Magyar ka publikuar një bisedë private me ish-gruan e tij, e cila pretendon se dëshmon se qeveria e Orban u përpoq të mbulonte përfshirjen e Adal Rogan, një ministër në një rast korrupsioni.

Prokuroria ka hetuar çështjen e korrupsionit që nga viti 2021, ku dyshohet se një sekretar në ministrinë e drejtësisë, kur Varga ishte ministre ishte korruptuar me shuma të mëdha.

Varga konsiderohet një aleate e ngushtë e Orban. Ajo shërbeu si ministre e drejtësisë deri në qershor 2023.

Show More

Related Articles

Back to top button