Forcat ruse kanë sulmuar Kharkivin me dronë, duke vrarë të paktën katër persona dhe duke plagosur dhjetë të tjerë.
Në një postim në Telegram, kryebashkiaku i Kharkivit, Ihor Terekhov konfirmoi viktima dhe të plagosurit nga sulmet ruse.
“Tre punonjës shpëtimi u vranë dhe një tjetër u plagos si rezultat i sulmit të përsëritur nga forcat ruse”, tha Oleh Syniehubov, kreu i administratës ushtarake rajonale të Kharkiv.