BotaLajme

Të shtëna në një shkollë të mesme në Teksas, vdes një student! Arrestohet 17-vjeçari

Një student 18-vjeçar ka vdekur dhe një tjetër 17-vjeçar është arrestuar pas një sulmi me armë zjarri në një shkollë të mesme në Teksas.

Incidenti ka ndodhur në shkollën e mesme Arlington Bowie ditën e djeshme rreth orës 15:00, ku policia gjeti të shtrirë në tokë një 18-vjeçar pa ndjenja i qëlluar rreth pesë ose gjashtë herë.

Viktima është dërguar me urgjencë në spitalin e afërt, ku ka konstatuar vdekjen. Identiteti i tij nuk u bë i ditur menjëherë.

“Policët arrestuan 17-vjeçarin me armatosur dhe do burgoset në burgun e qytetit Arlington dhe do të akuzohet për vrasje”, tha policia.

Ditën e sotme është anuluar mësimi në gjimnaz.

Show More

Related Articles

Back to top button