Një djalë 13-vjeçar ishte mes tre viktimave të një sulmi rus në qytetin verilindor të Kharkiv që ndodhi mëngjesin e sotëm.
Kështu deklaroi tha Oleh Synehubov, kreu i administratës ushtarake rajonale.
“Fatkeqësisht, 3 persona, duke përfshirë një djalë 13-vjeçar, një burrë dhe një grua, u vranë si pasojë e granatimeve të mëngjesit nga pushtuesit në lagjen Saltivskyi të Kharkiv-it”, shkroi ai në një postim në Telegram. Mësohet se një grua 72-vjeçare ka mbetur e plagosur.
Synehubov këshilloi njerëzit në Kharkiv – qyteti i dytë më i madh i Ukrainës përpara fillimit të pushtimit rus – që të mos dilnin jashtë nëse nuk është e nevojshme.
(BalkanWeb)