BotaLajme

Të shtëna me armë pranë ambasadës së Izraelit në Suedi, disa të arrestuar

Policia në Suedi arrestoi disa persona dhe rrethoi një zonë në Stokholm pasi oficerët në një makinë patrullimi thanë se dëgjuan të shtëna armësh. Sipas mediave vendase, të shtënat u dëgjuan pranë ambasadës izraelite.

Shumë persona janë arrestuar dhe ka nisur hetimi, sqaron policia.

Në kuadër të hetimeve në vendngjarje, “janë evidentuar gjetje që forcojnë dyshimet se ka pasur të shtëna”, thanë burimet, citojnë mediat e huaja. Agjencia suedeze e lajmeve TT raportoi se policia nuk pranoi të komentonte nëse kishte një lidhje midis incidentit dhe ambasadës izraelite./abcnews.al

Show More

Related Articles

Back to top button