
Izraeli dhe Hamasi duhet të arrijnë një paqe të menjëhershme. Kështu ka deklaruar Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Xho Bajden. Deviza për armëpushim të menjëhershëm është konfirmuar edhe nga Këshilltari për Sigurinë Kombëtare të SHBA-së, Sullivan, i cili gjatë takimit me kreun e qeverisë izraelite, Benjamin Netanyahu, i ka përsëritur paralajmërimin e Presidentit amerikan për minimizimin e viktimave civile në Gaza, si dhe kundërshtimin me vijimin e operacionit të Tel-Avivit në Rafah: Sakaq, Netanyahu ka bërë të ditur se operacioni në Rafah, ku Izraeli beson se një e katërta e forcave luftarake të Hamasit janë të vendosur, mund të përfundojë brenda disa javësh. Madje, avionët dhe tanket izraelite goditën zonat në të gjithë Rripin e Gazës, ditën dhe orën kur Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, u takua me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu. Disa media izraelite raportojnë se Netanyahu ka refuzuar një propozim për të rifilluar negociatat indirekte me Hamasin, të paraqitur nga negociatorët izraelitë.