BotaLajme

Sulm me thikë në një shkollë në Kinë, 2 të vdekur dhe 10 të plagosur

Dy persona janë vrarë dhe 10 të tjerë janë plagosur, përfshirë fëmijë të vegjël pas një sulmi me thikë në një shkollë fillore në Kinën jugore. Incidenti ndodhi mesditën e së hënës në qytetin Guixi në provincën jugore Jiangxi të Kinës, sipas një deklaratë të policisë.

Sipas policisë, autori ishte një 45-vjeçare, e cila është arrestuar.

Nuk dihet ende pse shkolla fillore ishte në shenjestër të gruas.

Kina ka regjistruar shumë sulme me thikë në muajt e fundit. Majin e kaluar, një burrë goditi me thikë dy persona dhe plagosi 21 të tjerë në një spital në provincën jugore të Yunnan.

Në gusht të vitit të kaluar, dy persona u vranë dhe shtatë të tjerë u plagosën pasi një burrë me probleme të shendetit mendor sulmoi përsëri me thikë në një lagje banimi në Yunnan. /abcnews.al

Show More

Related Articles

Back to top button