Vladimir Putin ka thënë se gjiganti energjetik i kontrolluar nga Kremlini, Gazprom, është gati të përmbushë detyrimet e tij për eksportin e gazit.
Duke folur me gazetarët pas vizitës së tij në Teheran, Putin tha gjithashtu se Gazprom nuk ishte përgjegjës për reduktimin e flukseve të gazit, duke përfshirë ndërprerjen e tranzitit nga Kievi përmes Ukrainës në Europë.
Vladimir Putin tha se Rusia synonte të lehtësonte eksportet e drithërave të Ukrainës përmes Detit të Zi, por shtoi se ai gjithashtu kërkonte që kufizimet e mbetura mbi eksportet ruse të grurit të hiqeshin.
“Ne nuk shohim ndonjë dëshirë nga Ukraina për të përmbushur kushtet e marrëveshjes paraprake të paqes”
Putin tha se Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe janë treguar të gatshme të gjejnë një zgjidhje diplomatike për t’i dhënë fund krizës.
/abcnews.al/