BotaLajme

Donald Trump zotohet të apelojë vendimin që e shpalli fajtor

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump u zotua se do të apelojë vendimin që e shpalli atë fajtor për 34 vepra penale që lidhen me përpjekjen e tij për të ndikuar në mënyrë të paligjshme rezultatin e zgjedhjeve të 2016.

“Ishte një gjyq i montuar”, tha me zemërim zoti Trump, para një grupi gazetarësh dhe mbështetësish në kullën që mban emrin e tij në Manhatan.

Për 33 minuta, pa një fjalim të shkruar, zoti Trump renditi një sërë kritikash lidhur me çështjen ndaj tij, lidhur me vendin dhe Presidentin Joe Biden.

Zoti Trump pretendoi pa prova se gjykatësi i çështjes ishte i korruptuar dhe i padrejtë dhe se procedurat ligjore në shtetin e Nju Jorkut ishin orkestruar nga presidenti Biden dhe zyrtarët federalë.

Presidenti Joe Biden gjatë një deklarate në Shtëpinë e Bardhë vuri në dukje se vendimi i njëzëshëm kundër zotit Trump erdhi pasi juria dëgjoi për 5 javë dëshmi për çështjen dhe se zotit Trump i ishte dhënë çdo mundësi për të mbrojtur veten.

Show More

Related Articles

Back to top button