BotaLajme

G7 mbështet planin e paqes të presidentit Biden për Gazën

Udhëheqësit e G7 njoftuan njëzëri se mbështesin planin e paraqitur nga presidenti amerikan Joe Biden që synon arritjen e një armëpushimi në Rripin e Gazë. Gjithashtu G7 bën thirrje Hamasit që ta pranojë marrëveshjen me qëllim arritjen e një armëpushimi.

Plani, siç thuhet në një deklaratë nga Italia, e cila mban presidencën e G7, “mund të çojë në një armëpushim të menjëhershëm në Gaza, lirimin e të gjithë pengjeve, një rritje të konsiderueshme dhe të qëndrueshme të ndihmave humanitare të destinuara për shpërndarje në të gjithë Gaza, si dhe fundin përfundimtar të krizës”.

Ata gjithashtu theksojnë se interesat e sigurisë së Izraelit dhe siguria e popullsisë së Gazës janë të garantuara.

Show More

Related Articles

Back to top button