Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Xhejk Sullivan, tha se SHBA është ende në pritje të një përgjigjeje nga grupi militant Hamas ndaj propozimit të armëpushimit të Izraelit të paraqitur nga presidenti amerikan Xho Bajden. Katari është ndërmjetësi në negociatat mes Izraelit dhe Hamasit për armëpushimin dhe i paraqiti Hamasit një propozim që përfshin tre fazat e paraqitura nga Biden. Një zëdhënës i Hamasit vuri në dukje se grupi nuk mund të pajtohet me asnjë marrëveshje nëse Izraeli nuk angazhohet për një armëpushim të përhershëm dhe tërheqje të plotë nga Gaza. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka përsëritur vazhdimisht se nuk do të ketë paqe të qëndrueshme derisa Hamasi të shkatërrohet.
“Propozimi i presidentit Bajden, është një propozim që Izraeli e pranoi më parë dhe vazhdon ta pranojë edhe sot. Dhe topi është në fushën e Hamasit nëse ata do ta pranojnë apo jo. Tani presim përgjigje nga Hamasi”. Presidenti tha në fjalimin e tij. Jo se Hamasi e kishte pranuar propozimin, por se ata duhet ta pranojnë. Hamasi mund të zgjedhë nëse është më mirë të ndërpritet lufta dhe vuajtjet apo dhuna të vazhdojë. Ajo që ne shpresojmë se do të bëjnë në fund është ta pranojmë këtë propozim”, tha Xhejk Sulivan, Këshilltar i Sigurisë Kombëtare. /Alsat.mk