Shahisti numër një në botë, Magnus Carlsen, ka njoftuar sot se nuk do të mbrojë titullin në Kampionatin Botëror të vitit 2023.
“Nuk jam i motivuar të luaj edhe një herë.
Nuk kam asgjë për të fituar. Nuk më pëlqen”, – tha Karlsen.
Norvegjezi është pesë herë kampion bote në shah dhe në të njëjtën kohë kampion në fuqi, të cilin e fitoi vitin e kaluar duke mundur konkurrentin rus Jan Nepomnyaschi.