BotaLajme

Avioni, në ajër pa karburant

Inxhinierët Piccard dhe Borschberg krijuan një avion prototip që funksionon vetëm nga energjia diellore fotovoltaike, si ditën, ashtu edhe natën. Një aeroplan i njohur si “Solar Impulse 2”, i mbuluar me më shumë se 17 000 panele diellore, ishte në gjendje të qëndronte në ajër për muaj të tërë pa përdorur asnjë pikë karburanti dhe të bënte xhiron e planetit. Projektuar në vitin 2016, tre vjet më vonë u ble nga “startup”-i spanjoll-amerikan Aero, i specializuar në dizajnimin e komponentëve të aviacionit dhe hapësirës ajrore. Qëllimi i kompanisë ishte ta bënte “Solar Impulse 2” një pseudo-satelit me më pak ndikim mjedisor sesa avionët komercialë të zakonshëm. Që nga blerja e tij në vitin 2019, kompania ka punuar për modifikimin e dizajnit të avionit, me qëllim rinisjen e tij në nëntor 2020. Që atëherë, avioni ka kryer gjithsej 12 fluturime testuese. Për momentin, ky avion është në fazën e testimit dhe tashmë ka ngjallur interes në Marinën e Shteteve të Bashkuara, e cila ka investuar më shumë se 5 milionë dollarë për të hetuar potencialin e avionit./Alsat.mk/

Show More

Related Articles

Back to top button