BotaLajme

Bashkimi Evropian ra dakord të miratojë paketën e 14-të sanksioneve kundër Rusisë

Bashkimi Evropian ra dakord të miratojë paketën e 14-të sanksioneve kundër Rusisë, duke synuar për herë të parë furnizimet me gaz natyror të lëngshëm, të cilin disa shtete anëtare vazhdojnë ta blejnë pavarësisht se lufta në Ukrainë është në vitin e tretë.

Belgjika, e cila mban presidencën e Bashkimit Europian deri më 1 korrik, tha se paketa “maksimizon ndikimin e sanksioneve ekzistuese duke mbyllur boshllëqet”.  Paketa është rezultat i negociatave të stërzgjatura midis ambasadorëve.

Miratimi u vonua disa herë për shkak të rezervave të shprehura nga disa vende, përfshirë Hungarinë, e cila ishte zotuar të bllokonte çdo sanksion në sektorin e energjisë. Megjithatë, kufizimi nuk përfshin ndalimin e përgjithshëm të importit, siç bëri më parë blloku me qymyrin dhe naftën, dy nga burimet më të mëdha të të ardhurave të Moskës.

Në vend të kësaj, kompanitë e BE-së do të lejohen të blejnë LNG rus, por do t’u ndalohet rieksportimi i tij në vende të tjera. Sanksionet e reja të BE-së synojnë të frenojnë këtë biznes fitimprurës dhe të kufizojnë aftësinë e Rusisë për të mbledhur fonde për luftën e saj të gjithanshme kundër Ukrainës.

Show More

Related Articles

Back to top button