BotaLajme

Defekt në anijen kozmike, dy astronautët e NASA-s ‘ngecin’ në hapësirë

Dy astronautë të NASA-s kanë ngecur në hapësirë Dy astronautë të NASA-s kanë ngecur në hapësirë. Kjo pasi ekipi i inxhinierëve që supozohet t’i sjellë në shtëpi e vonoi kthimin e tyre, për herë të dytë.  Dyshja veterane Uilmore, 62 vjeç dhe Uiliams, 58 vjeç, u nisën për në orbitë në bordin e Starliner të Boeing në fillim të këtij muaji. Ishte planifikuar që ata të ktheheshin në Tokë më 13 qershor, pasi kaluan një javë në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës. Por, me ndryshimin e kushteve, ata do të fluturojnë në shtëpi jo më herët se të mërkurën tjetër pasi ekipit të inxhinerëve në toku i duhet më shumë kohë për të rregulluar probleme të shumta me anijen Starliner. NASA tha se u desh më shumë se sa pritej për të rishikuar keqfunksionimet e shtytësit dhe rrjedhjet e heliumit që shkaktuan vonesën e parë. Misioni për në ISS ishte nisja e parë hapësinore e Boeing me ekuipazh pas më shumë se një dekade planifikimi. /Alsat.mk

Show More

Related Articles

Back to top button